Albin Kurti thotë se edhe Fatmir Limaj ka më shumë guxim se Shpend Ahmeti

Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qeshur kur është pyetur nga qytetarët live në Rubikon të KTV-së, për raportin me PSD-në.

Kurti, nuk ka dashur të flasë për të kaluarën me ta e për PSD-në. I ka konsideruar si “borë e parvjetme, iku”.

“Ende po flet për ta?”, ka pyetur me humor Kurti.

“Të flasësh për PSD-në është si të flasësh për borën e parvjetme. Të privilegjuarit dolën, prej kur dolën u zvogëlua pabarazia në Vetëvendosje”, tha ai.

Kurti ka thënë se largimi i tyre ishte aksident dhe se “gipsin e kemi hequr para një viti”.

“Ta kesh kryetarin e Prishtinës, kryetarin një komune tjetër dhe 12 deputetë e ne e kundërshtojmë, e të mos guxosh të dalësh vet në zgjedhje, është vdekje për së gjalli. Më i guximshëm po del Fatmir Limaj”, tha ai.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com