Pas gati dy javësh jashtë vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kthehet sot.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kujtojmë se Kurti me 8 korrik udhëtoi drejt Greqisë si pjesë e “Symi Simpoziuimit” në të cilën morrën pjesë politikanë nga mbarë bota.

Pas shtetit grek, Kurti udhëtoi drejt Francës.

Atje, kreu i ekzekutivit kosovar ishte i pranishëm në Festivalin e Kanës, si mbështetje për filmin “Pa vend” për “Palmën e Artë”. Sidoqoftë, ky film nuk arriti të rrëmbejë çmimin, njofton Klan Kosova.

Pas Francës, Kurti fluturoi për në kryeqendrën evropiane, Bruksel ku u përball për herë të dytë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.