Albin Kurti prezanton aderimin e radhës në Vetëvendosje!

Vazhdojnë aderimet e figurave të ndryshme në Lëveizjen Vetëvendosje.

Sot ka aderuar Driton Hyseni, një ekspert i aviacionit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i VV-së, Albin Kurti.

“Para dy dekadash kemi punuar bashkë në Zyren e UÇK-së në Prishtinë. Sot na u bashkua në VETËVENDOSJE!, Driton Hyseni, inxhinier i kompjuterikës, magjistër në drejtimin e biznesit ndërkombëtar dhe ekspert në fushën e aviacionit civil. Dritoni është i dëshmuar në luftë e në paqe, i përgatitur politikisht e profesionalisht. Punëve e angazhimeve tona, sidomos në Llap e në Prishtinë, iu shtua dije dhe energji”, ka thënë Kurti./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT