Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë edhe para gazetarëve ka prezantuar programin qeverisës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se do ta rrisë pagën minimale në 250 euro, dhe ngritje të pragut të pagës që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale.

Ai është zotuar që do të mbështesë rikthimin në punë të atyre që humbën punën si pasojë e pandemisë. Mbështetjen më të madhe ka thënë se do ta bëjë për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për herën e parë.

Kurti është zotuar që do të paguajë pagën minimale për një vit, për çdo të ri që punësohet për herën e parë.

Shefi i Qeverisë ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, për të marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës.