Në rrjetet sociale ka disa ditë që po qarkullon një video përmes së cilët janë alarmuar shumë qytetarë.

Faqe të ndryshe në Facebook, përmes një video të shpërndarë, kanë alarmuar se në disa biskota që prodhohen në Turqi, janë gjetur hapa me të cilat po paralizojnë fëmijët.

Në video e cila nuk dihet nëse është bërë në Kosovë, shihet një person duke hapur paketimin e këtyre biskotave të cilat gjenden edhe në tregun tonë, e për të cilat po thuhet se kanë medikamente të dëmshme për fëmijët.

Zëri.info ka kontaktuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë thënë se janë në dijeni për videon por ende nuk janë marrë me rastin dhe këtë pritet ta bëjnë qysh nesër.

“Jemi në dijeni për videon, nesër do ta verifikojmë rastin dhe do të hulumtojmë dhe video do të dërgohet tek inspektorati sanitar”, ka thënë për Zërin, Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.