Alarm te Reali, lëndohen Modric dhe Bale

 

Ndeshja me Malagan i ka kushtuar shumë Realit të Madridit, pasi dy futbollistw të formacionit startues janë lënduar. Bëhet fjalë për Gareth Bejl dhe Luka Modriq. I pari u largua nga loja në fillim të takimit, kurse kroati pas një ore loje.
E në stërvitje ditë më parë u lëndua edhe Benzema, kurse për duelin me Atleticon nuk ka të drejt loje as Marcelo, pasi ka kompletuar 5 kartona të verdhë.
Ende nuk dihet për shkallën e lëndimit të tyre, por me siguri nesër klubi madrilene do të njoftoj për më të rejat nga infermieria.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT