Etrit Berisha ka pësuar një lëndim, derisa është në dyshim për ndeshjen e fundjavës ndaj Bolognas
Portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Etrit Berisha, ka pësuar një dëmtim në gjurin e djathtë. Ai po bonë përgatitje veçmas nga grupit dhe prezenca në ndeshjen ndaj Bolognas është vënë në dyshim.
Sipas mediave italiane, ende nuk dihet saktësisht se sa mund të qëndrojë jashtë fushave Berisha prej këtij dëmtimi, por duke qenë se nuk është diçka serioze, maksimumi që portieri mund të mungojë është vetëm 1 javë.
Edhe nëse humb ndeshjen ndaj Bolognas, ai do të jetë gati për përballjen me PESCARAS në Kupën e Italisë në mes javë, ose për ndeshjen ndaj Juventusit në fundjavën e ardhshme në Serinë A.
Mungesa e Berishës do t’i japë një shans për të treguar vlerat portierit Sportielo, i cili e humbi vendin e titullarit në momentin që bergamezët afruan në skuadër “gardianin” e kombëtares shqiptare.