Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve të shpejta në zonën e Prishtinës me rrethinë dhe në pjesën veriore dhe lindore të Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që të ketë vërshime qysh sot nga ora 12:00.

“Reshjet të cilat kanë filluar me intensitet më të lartë gjatë orëve të mëngjesit të datës 23/06/2020, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës me intensitet të ndryshuar, të cilat në disa zona do të paraqesin mundësi për paraqitje të vërshimeve të shpejta, siç janë rrjedha e sipërme e lumit Llap, zona e Prishtinës me rrethinë dhe pjesa veriore dhe lindore e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express