Al Jazeera: Pronari shqiptar në Britani keqtrajton e dhunon punonjësit (Video)

Televizioni Al Jazeera, i nxitur nga dëshmitë për keqtrajtim të punonjësve emigrantë në Britani, ka realizuar një investigim. Por ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë, këtë herë bëhet fjalë për një pronar lavazhi shqiptar në Britani, i cili keqtrajton punonjësit e tij, shumica rumunë.
Pronari është 35-vjeçari Avion Elezi i cili ka fituar nënshtetësinë britanike. Grupi investigativ i televizionit, ka shkuar në lavazhin në fjalë në Angli dhe fshehurazi ka intervistuar rumunët. Këta të fundit jetojnë në kushte shumë të vështira, pasi edhe paga e tyre është minimale.

Punonjësit janë shprehur se ata dhunohen psikologjikisht por ka raste edhe fizikisht. Sipas tyre, pronari shqiptar Elezi, nuk mjaftohet vetëm me pagën minimale që iu jep, por iu vë edhe gjoba të larta nëse dëmtojnë pa qëllim ndonjë makinë gjatë larjes. Gazetarët investigativ të Al Jazeeras fillimisht intervistuan edhe vetë pronarin në fjalë, i cili paraqiti krejtësisht një situatë tjetër nga punonjësit.

Ai tha se ata janë shumë të lumtur që punojnë në lavazhin e tij part-time. Ndërkohë, punonjësit janë shprehur se punojnë me orë të zgjatura dhe nuk mund të largohen nga puna pasi Avion Elezi iu merr dokumentet që në fillim për t’i mbajtur të varur dhe për t’i detyruar të punojnë.

Sakaq, gazetarët nuk janë dorëzuar dhe kanë shkuar sërish tek Elezi pas intervistave të punonjësve për t’i treguar mënyrën sesi ai i trajton. 35-vjeçari nuk ka pranuar asgjë nga keqtrajtimet e përmendura duke u shprehur se nuk mund ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe se nuk detyron askënd të punojë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT