Akuzohet për çrregullime mendore, Ana e “Për’puthen” largohet nga studio

Bledi Mane akuzon Anën për probleme me personalitetin.

Debati nisi mes Anës dhe Bledi Manes në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”.

“Personat që dalin nga Për’puthen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha. Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione“, thotë Bledi.

Ana, e acaruar replikon dhe lëshon studion: “Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva“.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT