Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj M.Sh, mësues në shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime.
M.Sh, 62 vjeçar, ishte arrestuar më 11 shkurt të këtij viti nën dyshimin për kryerjen e veprës penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.
Ngritjen e aktakuzës e konfirmoi Prokurori Burim Çerkini, transmeton Kallxo.com.
- Advertisement -