Aktorit të “Çka ka shpija” i konfiskohen targat në Prishtinë

Aktori shqiptar nga Presheva, Kastriot Saqipi, ka treguar për përvojën e vet me policinë në Prishtinë, pas vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Saqipi i cili është aktor në serialin “Çka ka shpija”, ka shkruar në Facebook se polici i cili ia hoqi targat e veturës në Prishtinë, dhe ia zëvendësoi ato me tabela të përkohshme “RKS”, ishte korrekt.

“Polici ishte korrekt kur mi mori tabelat, Ligji duhet zbatuar dhe unë e respektova Ligjin, nga mirësjellja polici i vinte keq, i dhashë kurajo ta kryente punën e vet, kur u ndamë zgjatëm dorën njëri tjetrit, u bëmë miq, e lamë kur të takohemi jashtë detyrës të pimë kafe bashkë”, ka shkruar Saqipi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë vendim për reciprocitet për targat e veturave që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Çdo veturë me targa të Serbisë që hyn në Republikën e Kosovës, është e obliguar të vendosë në vend të dukshëm targat e përkohshme “RKS”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT