Çun Lajçi akuzon këtë politikan shqiptar që ia zgjati dorën Vuçiqit, ka disa fjalë për Bekim Jasharin.

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ai ka thënë se “vëllai i Tiranës” ia ka zgjatur dorën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që po thërret për luftë me Kosovën, përcjell Bota sot.

Lajçi në shkrimin e tij ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, që po e dëshiron postin e presidentit, duke thënë se ai kurrë nuk mund të bëhet “Rugovë”.

Aktori ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që ka paralajmëruar hapjen e partisë së tij.

“Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dija e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!”, ka shkruar ai.

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ai ka thënë se “vëllai i Tiranës” ia ka zgjatur dorën presidentit serb Aleksandar Vuçiq, që po thërret për luftë me Kosovën, përcjell Bota sot.

Lajçi në shkrimin e tij ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, që po e dëshiron postin e presidentit, duke thënë se ai kurrë nuk mund të bëhet “Rugovë”.

Aktori ka thënë disa fjalë edhe për kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, që ka paralajmëruar hapjen e partisë së tij.

“Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dija e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Lajçit në Facebook:

Deshta me iu vetë:

A ka n’ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut

Unë shkruej për Shotën, për Xhevën. Shkruej për Ademin, Azemin, Fehmiun e Zahidën.

E kush jam unë?

Kurkushi.

Nji shitës librash për momentin që nji libër s’ma keni lexua. Nji artist dikur që kurrë s’keni ardhë me m’pa, ju që kërkoni t’baheni President!

E pse?

Se s’iu ka lanë smira e hajnia! Tash durni pak se mos po bini n’hendek!

I leht si lpëndër jam për juve që s’kuptoni e gur për ata që po shkruej e që ditën ç’asht e mira!

Eshtnat e tyne po i lëkundi për juve e ju po mundoheni t’laheni, t’shafjsoheni për grumbujt e fajeve.

E pse?

Sepse ne s’e kuptojmë fjalën Boll!

Njiherë u turrem me pushkë. Njiherë hygjym me grushta. Njiherë fituem e njiqind herë vodhem.

Po, se fjala Boll s’ishte e jona!

Ky nënshkruen pa e ditë gjuhën. Ai pa e kuptua fjalën. Tjetri blenë e shet e s’i bahet boll. Kujtojnë se Kosova asht det që nuk shteret e kufijtë n’ujë nuk shihen a rrudhën!

Notojnë njeni e tjetri pa e ditë notin e krahut. Mbytën e thërrasin për ndihmë. Por herojt nuk ngjallën.

Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë.Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit.

E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë serbin!

Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh.

M’vraj o Zot!

Hej, m’thoni ç’me duhen shkrimet kur këta s’mi lexojnë. Ara gruni s’janë mu ble lirë e Haga s’merr libra!

Rama gjashtë muej e rriti mjekrrën, por s’u ba Ismail Vlorë, aq sa s’do t’bahet Ramushi kurrë Rugovë, pa çka se mund t’ve shall rreth qafe e t’iu shkoi derë për derë deshtakëve si vetja!

Hej, secili don me i shkri mendet e veta për President e ne krymbemi n’fajet e padies tyne.

Tani edhe Bekimi i Hamzës don me ba parti e fjalën me fjalë s’din me lidhë?

More, a mos po kujton se asht rrethatore n’sharcin e Ademit e nuk i çkrepin fyshekët si babës?

Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne kete vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut sa s’na ka ardhë Serbia n’Ibër!

Mjerim.