Aktivizoni thirrjen me zë në WhatsApp (Video)

Aplikacioni i njohur WhatsApp i cili së fundmi është bërë pjesë e Facebook, tash e ca kohe ka paralajmëruar se së shpejti do të vije edhe me mundësi te komunikimit me zë.
Thirrjet me zë tek iPhone kërkon versionin 2.11.17.444 e aplikacionit për mesazhe, i cili, fatkeqësisht, është akoma në fazën beta.
Në App Store aktualisht është vetëm versioni 2.11.16, i WhatsApp, dhe ky nuk e përfshin veçorinë e thirrjeve me zë. Ja çfarë duhet të bëni për të përfituar këtë veçori të re:
Të shkarkoni dhe instaloni versionin beta të WhatsApp-it nga iPhone juaj;
Sigurohuni që personi që po përpiqeni të telefononi të ketë versionin beta gjithashtu, nuk ka rëndësi nëse përdor pajisje Android apo iPhone.
Nëse vendosni të përdorni versionin zyrtar, mos e shkarkoni atë nga App Store para se të hiqni versionin beta, pasi mund t’ju humbasë historia e bisedës gjatë shkarkimit.
Kështu ju mund të provoni veçorinë e thirrjeve me zë të WhatsApp-it tek iPhone juaj. Sipas krokodlil.al, disa përdorues kanë raportuar probleme me opsionin e thirrjes tek versionet sipër 8.1 të sistemit iOS, dhe disa pretendojnë se duhet që sistemi të jetë ‘jailbroken’ dhe duke të instaloni sistemin Cydia, por në fakt mund të funksionojë edhe nëse telefoni juaj nuk është ‘jailbroken’.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT