Aktakuzë e re për Sami Lushtakun?

Sipas burimeve të Kosova Post, kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala dhe ekipi hetues i EULEX-it janë në përgatitje e sipër të një aktakuze të re për Sami Lushtakun.

Bëhet fjalë për krime lufte dhe sipas burimeve të besueshme të Kosova Post, objekt i aktakuzës do të jetë përsëri e ashtuquajtura qendra e ndalimit në Likovc, edhe pse vendi dhe koha e ngjarjes e krimit të supozuar është e njëjtë me atë të ‘Drenica 1’, thuhet se rasti nuk është i ndërlidhur me ‘Drenica 1’ dhe se i akuzuar do të jetë vetëm Sami Lushtaku.

Dihet mirëfilli se EULEX-i nuk ka kompetencë të marrë raste të reja, përveçse një kërkesë e tillë vjen nga vendorët. Siç duket jo vetëm EULEX-i, por edhe vendorët kanë gjetur ‘fajtorin kujdestar’, siç e quajti veten Sami Lushtaku në një seancë në rastin e kaluar.