Aksion i policisë: Arrestohen gjashtë fajdexhinjë

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga aksioni i policisë së Kosovës i udhëhequr nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë mëngjesit të sotëm janë arrestuar gjashtë persona të cilët po dyshohen për fajde.

Ky aksion ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është zhvilluar në disa lokacione të Prishtinës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në aksion kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të policisë së Kosovës përfshirë edhe njësinë speciale.

Zëdhënësi për informim në policinë e Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Indeksonline se gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur disa operacione të policisë në disa lokacione të Prishtinës.

“Ka pasur edhe operacione të tjera policore”, ka thënë Kelani duke bërë të ditur se gjatë ditës do të dalin me informata më të hollësishme për operacionin, lokacionet dhe arrestimet eventuale./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT