Aksion anti-terror, Skender Hyseni jep leje policisë për të mbyllë 16 organizata jo qeveritare

Pas sulmeve terroriste në Paris, si pjesë e angazhimeve shtesë në luftën kundër terrorizmit dhe rrjeteve që mbështesin terrorizmin dhe aktivitetet ekstremiste, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka shfuqizuar lejet e punës dhe ka mbyllur përfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizata joqeveritare që vepronin në petkun e kinse organizatave me karakter humanitar.

Ky vendim i Ministrit Hyseni ka ardhur pas analizave të të dhënave operative të kryera nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, shkruan Opinion.al.

Këto organizata dyshoheshin se ishin të përfshira në aktivitete të rekrutimit të luftëtarëve për ISIS, financimin e aktiviteteve ekstremiste si dhe përhapjen e propagandës në mbështetje të aktiviteteve ekstremiste.

Opinion.al mëson se faza e ardhshme e veprimit të autoriteteve kosovare qëndron në koordinimin e të dhënave operative me strukturat përkatëse të sigurisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, pasi që rrjeti i organizatave që mbështesin ekstremizmin është i shtrirë në këto tre shtete.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT