Aksidenton rëndë të moshuarin, ndalohet shoferja 44 vjeçare

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një të moshuari ka ndodhur në Maliq të Korçës, ndërsa është arrestura drejtuesja e automjetit.

Sipas policisë, drejtuesja e automjetit me iniciale A.A 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, me targa AA303 KK, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale T.D, 77 vjeç, banues në Libonik.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, ku si pasojë e aksidentit, 77 vjeçari mori plagë të rënda. Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë drejtuesja e mjetit, u shoqërua në ambjentet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT