Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti, është aksidentuar me biçikletë në Parkun e Gërmisë.

Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar mjekët e QSKUK, për siç ka thënë ai, trajtimin e shkëlqyer pas aksidentit të pësuar.

“Pas aksidentit që pësova me bicikletë në parkun e Gërmisë, arrita ‘të shpëtojë’ me dy duar të thyera dhe disa lëndime të vogla”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka njoftuar se ka qëndruar 12 ditë i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare.


Valdrin Ahmeti/ Burimi i fotografisë: Facebook

“Në ditën e 12-të të qëndrimit në QSKUK mjekët më liruan në shtëpi”, u shpreh Ahmeti. “Gjatë qëndrimit aty kam marrë trajtim të shkëlqyer nga ato që i takoja përditë, infermieret apo siç jemi mësuar ti thërrasim motra medicinale, të cilat i falenderoj shumë”.

Ahmeti kandidoi për herë të parë për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit, por ende nuk dihet nëse ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend. /Insajderi.com