Ish zv/kryeministri Haki Abazi është përfshirë sot në një aksident trafiku në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

IndeksOnline ka publikuar pamje nga ky aksident, ku shihet vetura e Abazit e aksidentuar në mes të rrugës. Nuk dihet për persona të lënduar, ndërkohë dëmet materiale në vetura janë të konsiderueshme.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.