Në mesin e 10 personave që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi dje në Kroaci, janë edhe dy femra nga Komuna e Junikut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga komuna, ku theksohet se bëhet fjalë për Leonora Gjota Kolmekshaj dhe Gjyle Maloku.

Ndryshe në aksidentin e djeshëm të autobusit nga kompania ‘Deva Tours’ humbën jetën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë të cilët po vazhdojnë trajtimin shëndetësorë në Kroaci.

Deri më tani janë konfirmuar se katër nga viktimat janë nga Komuna e Gjakovës, një nga Podujeva, dy nga Rahoveci dhe tani dy nga Komuna e Junikut, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI

Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!