Policia ka arrestuar shoferin e minibusit që u aksidentua ditën e sotme në Gramsh, ku humbi jetën 30 vjeçari Ledian Lami dhe u plagosën 9 persona të tjerë.

Efektivët ia kanë komunikuar urdhrin e ndalimit shoferit Arjol Xhepexhiu në spital, ku po merr trajtimin mjekësor, pasi edhe ai mbeti i plagosur në aksident.

Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, por do të qëndrojnë në spital për të qenë nën mbikëqyrjen mjekësore.