Aksidenti i tmerrshëm, gruaja po ia çonte 3 fëmijët burrit në burg

Detaje të reja e të dhimbshme dalin pas ngjarjes tragjike që u shënua pasditen e kësaj të shtune, kur dy vogëlushë 3 dhe 5 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti fatal automobilistik.

“DurrësLajm” mëson se dy vëllezërit së bashku me nënën e tyre 24-vjeçare dhe vëllanë më të vogël vetëm 1 vjeç, ishin nisur për të takuar babanë që është i burgosur në burgun e Rrogozhinës.

Nëna e tyre me inciale S.N., banuese në Pogradec, ishte nisur nga shtëpia për t’ia shpënë 3 fëmijët bashkëshortit që vuan dënimin në burg, por ai nuk mundi t’i shihte dot ata.

Takimi në burg nuk mundi të realizohej dot kurrë, sepse nëna e rehumbi kontrollin e makinës duke u përplasur me trafikndarësen në aksin rrugor Golem-Kavajë, çka rezultoi fatale për dy të miturit.

Ata humbën jetën në vend, ndërsa nëna së bashku me 1-vjeçarin kanë mundur të shpëtojnë. Ata ndodhen në spitalin e Durrësit, ndërsa të afërm të shumtë kanë mbërritur në morgun e spitalit për të tërhequr trupat e pajetë të dy vogëlushëve.

Nuk dihet nëse drejtuesit e burgut do t’i japin leje babait që të dalë nga qelia e hekurt për t’u dhënë lamtumirën e fundit fëmijëve të tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT