Një aksident me persona të lënduar ka ndodhur në dalje të Fushë-Kosovës, drejtimi për në Sllatinë, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia po merret me rastin dhe momentalisht nuk dihet se sa persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Ka ndodhur aksident me lëndime, policia po merret me rastin. Ende nuk dihet sa janë të lënduar dhe sa vetura janë përfshirë në aksident”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes duke bërë me dije se në këtë pjesë janë shkaktuar kolona të gjata. /Gazeta Sinjali/