Aksident trafiku te liqeni i Badocit, ka edhe të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Gjilan, në afërsi të liqenit të Badocit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi për lajmi.net ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor
“Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”, ka thënë Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve të policisë ka dalë edhe ambulance që ka marrë të lënduarit. /Lajmi.net/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT