Aksident trafiku në Veri, një i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në orët e mbrëmjes në rrugën Mitrovicë- Zveçan, te porta e kombinatit “Trepça” në Rudar.
Shefi i Operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiq, tha për agjencinë e lajmeve Beta se në aksident janë përfshirë një veturë e markës “Jugo” dhe një xhip, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Kirurgu kujdestar, Zvonko Radosavleviq, ka thënë se njëri nga tre të lënduarit në këtë aksident nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, përderisa personi i dytë ka marrë lëndime të rënda ortopedike kurse i treti është lënduar në gjoks.
Ai tha se dy të kënduarit janë bartur në repartin intensiv, por nuk janë në rrezik për jetë.
Rruga ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit ka qenë e bllokuar për një kohë të gjatë, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë patrullat e policisë, ndihma e shpejtë dhe njësitet e zjarrfikësve./kallxo.com/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT