Aksident trafiku në Malishevë, vetura përplaset me kamionin

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bajë të Malishevës, njofton Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50 ka treguar për Insajderi.com, Albin Sahatqija nga Policia Rajonale e Gjakovës.

“Një veturë e tipit Golf, e ka humbur kontrollin gjatë ngajës dhe ka dalë në anën tjetër të korsisë ku është përplasur me një kamion”, ka thënë Sahatqija.

Vetura është dëmtuar, por shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë./Insajderi.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT