Aksident trafiku në Komoran, katër të lënduar, dy nga ta në gjendje të rëndë (Video)

 

Gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë, në hyrje të fshatit Komoran, ka ndodhur një aksident ku janë të lënduar 4 persona, prej tyre 2 me lëndime më të rënda.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës tha për KosovaPress se të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor. Në aksidentin e sotshëm janë përfshirë 4 vetura dhe një biçikletë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe njësitit për mbikëqyrje të autostradave, ku po i kryen të gjitha procedurat në lidhje me kompletimin e rastit./Indeksonline/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT