Aksident trafiku me tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Merdare, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete . Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal”, ka thënë ajo për Express.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT