Aksident trafiku me fatalitet në Skënderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Kostërc të Skenderajt.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur, kurse janë lënduar edhe dy persona tjerë.

Lajmin për DrenicaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 17:00, në rrugën lokale në fshatin Kosterc të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku për pasojë një 70 vjeçar. Në aksident ishin të përfshira dy automjet me targa vendore.”

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, për tretman mjekësor, Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT