Dy persona janë lënduar dhe aktualisht po marrin trajtime mjekësore në Ferizaj nga një aksident që ka ndodhur para dy orëve në rrugën Dëshmorët e Kombit.

Këtë e bëri të ditur për Gazetën Express Agim Gashi, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

Njëri nga të lënduarit është femër e moshës e 30 vjeçare e cila sipas dëshmitareve është shtatzënë.

“Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, para dy orëve” ka njoftuar Gashi.

“Dy persona janë të lënduar, në këtë aksident janë për përfshira dy vetura”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.