Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot ndërmjet dy automjeteve në fshatin Biqevc të Kaçanikut, me ç’rast të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Lajmi për Gazetën Sinjali është konfirmuar nga policia rajonale e Ferizajt.

Sipas policisë, të lënduarit janë duke marr tretman mjekësor në spitalin rajonal në Ferizaj.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Biqevc të komunës së Kaçanikut. Në aksident janë involvuar dy vetura. Si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona të cilët janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Ferizaj”, ka thënë komandanti i policisë në Ferizaj, Qazim Raka.