Aksident me tetë të lënduar në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar.

“Tetë persona (pesë meshkuj dhe tri femra) K/shqiptare kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport të policisë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT