Aksident, shkel një vajzë, arrestohet vozitësja

Në fshatin Babush i Muhagjerëve në Komunën e Lipjanit, dje në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident, i cili ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë, një ngasëse e automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe e ka goditur me veturë një vajzë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK).
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT