Aksident i rëndë në Deçan, ka edhe të vdekur

Dje ka ndodhur një aksident në fshatin Prilep të Deçanit me ç’rast ka mbetur një person i vdekur.

“Vozitësi mashkull  derisa ka qenë duke e drejtuar veturën e tij, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi veturën e tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojat e një objekti.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT