Një aksident ka ndodhur në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt, ku një makinë është ndeshur me një traktor, shkruan Drenica Press.

Sipas burimeve të Drenica Press në këtë aksident ka ndërruar jetë F. G. i moshës 28 vjeçare.

Portali Drenica Press ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për Rajonin e Mitrovicës z. Avni Zahiti, ku ndër të tjera tha: Aksident me fatalitet ka ndodhur në Burojë të Skenderajt, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident një person rreth 28 vjecar, ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar, dy nga ta po kurohen ne Spitalin rajonal ne Mitrovicë , ndërsa njëri është dërguar në QKUK, aksidenti i ndodhur rreth ores 19:00 ne fshatin Burojë te Skenderajt, ndermjet një veture e nje traktori. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, përfundoj Zahiti për Drenica Press