Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Morinë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur tek vendi i quajtur “Ura me harqe ” me një automjet tjetër tip “Volkswagen”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i 35-vjeçar i mjetit tip “Volkswagen”

Të lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e viktimës. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. sb/abcnews.al/