Aksident në Prishtinë, lëndohet një vajzë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, përkatësisht në rrugën Rexhep Luci, afër kinemasë ABC, transmeton Gazeta Metro.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që nga aksidenti ka pësuar një vajzë e cila është lënduar, por pengesat antiparking kanë shpëtuar jetë të tjera të njerëzve.

Gjithashtu, Ahmeti ka paralajmëruar që komuna së shpejti do të fillojë me monitorimin e trafikut përmes kamerave dhe sanksionimit të tyre përmes dënimeve me postë. /gazetametro.net

Postimi i plotë i Ahmetit:

Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë).

Ju njoftojmë se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT