Aksident mes veturës e kamionit, një i lënduar

Një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni ka ndodhur sot në rrugën Lipjan – Shtime, përkatësisht në fshatin Dabidovc.

Këtë e ka konfirmuar, Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

Ai ka thënë se viktima po merr trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar./GazetaSinjali/