Një aksident mes tri veturave ka ndodhur para Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet njëra prej veturave e rrokullisur, transmeton Klan Kosova.

Ai ka treguar se në vendngjarje ka parë ambulancën duke i dhënë ndihmën drejtuesit të veturës së rrokullisur.

klankosova.tv ka provuar që të marrë versionin zyrtar nga Policia e Kosovës, por deri tash zyrtarët për informim kanë qenë të paqasshëm.