Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një kamioni dhe një autobusi në Llapushnik të Drenasit.

Siç mëson Telegrafi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin por që deri tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar dhe 28 vetëm me dëme materiale.