Aksident mes dy veturave, lëndohet një person

Dy automjete janë përfshirë në një aksident komunikacioni në fshatin Lluzhan të Podujevës, për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, theksoi për IndeksOnline zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT