Aksident me të lënduar në Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident me të lënduar në Klinë të Ulët të Skenderajt.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjetet civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj K/Shqiptaër. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjeteve i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. /Drenica Press/