vidç polici në podujevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë natës rreth orës 01:30, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, segmenti rrugor rruga e “Ulqinit”.

Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident katër persona janë lënduar, kurse më vonë nga QKUK është rapotruar se ka vdekur e aksidentuara një grua, rreth 71-vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Mitrovicës.

“Në cilësi të të dyshuarit si shkaktar i aksidententit një personi i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha ai.