Aksident, makina përplas fëmijën me biçikletë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në  “Zhan D’ark”, ku një makinë ka përplasur një fëmijë, i cili po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se ai ka qenë duke kaluar në vijat e bardha kur është goditur nga një makinë.

Nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka ndaluar drejtuesin e mjetet për të zbardhur dinamikën e aksidentit. /GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT