Aksident komunikacioni në Vushtrri, shtatë të lënduar

    Një aksident i rëndë në mes dy veturave ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë, tek Emona Center, duke lënë të lënduar shtatë persona, transmeton Klan Kosova.

    Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Avni Zaiti, ka konfirmuar për Klanin se asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.

    “Aksidenti ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”.

    Klan Kosova më herët raportoi për rastin në të cilin veturat, njëra e markës Mercedes dhe tjetra Opel Vectra, u përplasën me njëra-tjetrën në mes të rrugës në hyrje të Vushtrrisë.