Aksident komunikacioni me fatalitet – humb jetën një 16 vjeçare

 

Një vajzë 16 vjeçare, ka humbur jetën si pasoj e lëndimeve të pësuara nga goditja e një veture.
Aksidenti me fatalitet është raportuar rreth orës 15:35’ të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Shupkovc, ku ishin të përfshirë   një automjet civil dhe një këmbësor.
Në bazë të raporteve preliminare nga vendi i ngjarjes, hetuesit policor bëjnë të ditur se aksidenti është shkaktuar si pasojë e moskujdesit dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së rrugës nga ana e ngasësit të veturës civile e tipit “Reno Klio”, i cili nën këto rrethana godet këmbësoren e cila në ato momente ndodhej duke kaluar rrugën.
Si pasoj e lëndimeve të pësuara viktima E.B. 16 vjeçare ishte dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku mjeku kishte konstatuar vdekjen.
Hetimet për rastin kanë nisur në vendin e ngjarjes me prezencën e prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndaj të dyshuarit A.F. 21 vjeç drejtues i automjetit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Hetuesit policor të njësisë së komunikacionit  rajonal në Mitrovicë, janë duke vazhduar hetimet e mëtejme për të sqaruar rrethanat e plota në këtë aksident.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT