Aksident i rëndë tre të lënduar, njëri në gjendje kritike për jetë

Tre persona mbeten të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy mjeteve në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes në vendin e quajtur kryqëzimi i Ishull-Shëngjinit. Mjeti tip “Golf” me targa AA 862 HK që drejtohej nga shtetasi me iniciale G.L është përplasur me mjetin tip  “Audi” me targa AA 844 JZ që drejtohej nga shtetasi me iniciale T.L.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i “Audit” dhe dy pasagjerët të cilët ishin në automjet. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej pasagjerëve ndodhet në gjendje me të rëndë për jetën dhe po i nënshtrohet disa ndërhyrje kirurgjikale.

Aksidenti ka qenë i rëndë, pasi pas përplasjes me mjetin tip “Golf” drejtuesi i Audit ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe është përplasur më pas me një mur rrethues.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT