Aksident i rëndë trafiku në afërsi të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Leban afër Prishtinës, ku si pasojë e këtij aksidenti shoferes femër i ka humbur vetëdija.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi, ku brenda veturës kanë qenë edhe dy fëmijë të cilët janë në gjendje të mirë.
Sipas dëshmitarëve fajtorë në këtë rast ishte vozitësja femër e cila i kishte dalë në rrugë kombit, duke shkaktuar kështu aksidentin.
Përpos dëmeve materiale nuk ka pasur persona tjerë të lënduar./Indeksonline/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT