Aksident i rëndë në rrugën Skënderaj-Drenas, lëndohen shtatë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën Skënderaj-Drenas, përkatësisht në fshatin Polac.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai

- Advertisement -

MË TË FUNDIT